“Qeveria na ka harruar”, rrëfimi i familjes nga Peja që humbi dy anëtarë e shtëpinë nga vërshimet
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 14 October 2024
Shapkat e nipit i ka ende në mes të dhomës, mu në vendin kur e pa për herë të fundit. Në vërshimet në nëntor të vitit 2023, Milaim Ademaj humbi nipin 5 vjeçar dhe gruan e djalit. Por përpos se me dy njerëz të zemrës më pak, familja Ademaj mbeti edhe pa shtëpi.
Një vit më pas, gjendja e saj i ngjason kohës së luftës e banesa me qira ku gjendet aktualisht, është e treta që ndërron brenda vitit.
‘Prej asaj dite jem me qera, kam nejt me javë me hotel po me familjar dikur dolëm me qera… jam në një gasonier vet i 5-ti. Këtu s’ka jetesë më. Duhet të rrënohet Nuk na ndolën në ndihmë, po e shihni edhe vet si është gjendja. A jetohet me qera? Jam me dy jetimë që i rriti, janë në shkollë e çerdhe. Të gjitha janë shpenzime. Veç ‘po’ po thonë. Jemi bërë si top futbolli. Peja na gjuan në Prishtinë, Prishtina në Pejë. Komuna thotë s’kemi të bëjmë asgjë e Qeveria s’di çka po bën. Desha të rrënojë se s’po mund ta shohë më. I kam dy viktima këtu e kam kujtime të këqija”, ka theksuar Milaim Ademaj, familjar i dy viktimave nga vërshimet.
Që nga ajo ditë, Milaimi me 10 anëtarë të tjerë të familjes jetojnë me qira, në pritje të realizimit të premtimeve për një zgjidhje më të qëndrueshme.
Por i zhgënjyer, ai thotë se tanimë ai dhe shumë të tjerë në këtë gjendje janë harruar.
E kërkesën që e ka tash e një vit, ai po e drejton edhe një herë.
“Me ndihmu kishim bërë zgjidhje, do blenim ndonjë banesë ose diçka, troll me maru diçka, diku ku t’jetojmë. Po me ma jep mallin e botës s’më shërben gjë. Sa herë vi kam vetëm kujtime të këqija. Qeveria na ka harruar. Këndej po thonë ju kem në mend, po asgjë”, ka thënë ai.
Nusja e familjes Ademaj ishte gjetur tri shtëpi më poshtë, në atë të familjes Osa.
Edhe ata kanë po të njëjtin hall me qiratë e madje, dëmet thonë se i kanë shumë më të mëdha sesa iu është thënë.
“Ata kanë ardhur ta bëjnë verifikimin, e kanë cekur një shumë prej 15 mijë eurosh. Një shumë shumë shumë e vogël po as ato s’po i kryejnë si obligime. Kërkesa jonë mbetet të na bëjnë një zgjidhje, të na i renovojnë ose kompensojmë se kështu s’mund të jetojmë”, ka thënë Besnik Osa, pronar i shtëpisë së dëmtuar.
Televizioni ka kontaktuar edhe me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxhirin i cili ka deklaruar se raportet mbi dëmet, komisioni i caktuar nga komuna ia ka drejtuar në MAPL.
“Është përgjegjësi e një komisioni në bazë të ligjit ndërministror e na, drejtoria për Emergjenca e bën hetimin e dëmeve dhe ia drejton komisionit ndërministror i cili më pas merr vendim për kompensimin e dëmeve. Agjensioni e ka marr vendimin por vendim nuk ka marrë ende Qeveria sepse ka marrë datën gabim. Prej atij viti, nuk janë kompensuar familjet që janë dëmtuar”, ka deklaruar ai.
E nga kjo e fundit, përgjegjësinë ia hedhin Qeverisë.
“Komisioni Qendror për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera i themeluar me Vendimin Nr. 14/99 të datës 30.09.2022 e Qeverisë së Republikës së Kosovës bazuar në Ligjin Nr. 04/-L-027 për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, Rregulloren (QRK) Nr. 17/2015 për Metodologjinë e Vlerësimit të Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, ka shqyrtuar raportet për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera të Komunës së Pejës dhe i ka proceduar për miratim përfundimtar në Qeveri e cila në bazë të mundësive buxhetore vendos për kompensim”, thuhet nga ana e Arianit Abazit, zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal.
Përpos Pejës, vërshimet kishin shkaktuar dëme të mëdha në Skënderaj, Mitrovicë, Klinë, Istog dhe Podujevë./Dukagjini
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...