Lajme

Qeveria mund të mbetet pa tetë ministra

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 02 August 2017

Qeveria e Kosovës nga nesër pritet të mbetet pa tetë ministra dhe një zëvendëskryeministër. Bëhet fjalë për të gjithë ata zyrtarë të Qeverisë që e kanë fituar mandatin e deputetit.

Këtë çështje e ka shtruar në mbledhjen e Qeverisë edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se ka marrë opinion ligjor nga Zyra Ligjore e Kryeministrit, se ministrat në detyrë duhet të deklarohen se cilën pozitë duan ta mbajnë.

-Advertisement-

Në fakt në mbledhjen e Qeverisë asnjë nga ministrat e zgjedhur si deputet nuk u deklaruan, por pritet që të njëjtët të marrin postin e deputetit.

Një sqarim këtu e ka dhënë edhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami që është edhe profesor i të Drejtës Kushtetuese.

Ai tha se ata duhet të deklarohen se cilën pozitë duhet të mbajnë ose ndryshe ka konflikt interesi.

Bajrami tha se funksioni i deputetit fillon nga momenti i verifikimet të mandatit e që kjo pritet të ndodhë në seancën e 3 gushtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera