Lajme

Qeveria miraton shpronësimin e disa pronave tek Aeroporti i Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 22 June 2022

Në mbledhjen e 84 të ministrave të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se këto shpronësime bëhen për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës, ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme.
Këto shpronësime bëhen për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, në këtë mbledhje të ekzekutivit është miratuar edhe Rregullorja për koordinimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës për Deminim Humanitar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera