Qeveria miraton dy projektligje: Lehtësira doganore Kosovë – Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 26 January 2022
Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.
Projektligjin për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen mes dy qeverive më 26 nëntor të vitit 2021 e prezantoi kryeministri Albin Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo marrë veshje parasheh një sërë lehtësirash doganore dhe të tregtisë mes dy vendeve.
“Më tutje, parasheh edhe vendosjen e zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe Porto Romanos. E gjithashtu, përfshin edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha Murati.
Gjithashtu qeveria e miratoi edhe projektligjin për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me çështjen e stazhit të punës dhe pensioneve.
“Kjo mundëson që qytetarët e të dyja vendeve të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, familjare, invalidore, të punës; e drejta e pra edhe nga fondi i kursimeve pensionale individuale si dhe pushimin e lehonisë. Me anë të këtij projektligji, qytetarëve nga Kosova që kanë qenë të punësuar për një kohë të gjatë në Shqipëri do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë”, tha ministri i Financave.
Ai shtoi se punëtorët nga Kosova që punojnë në Shqipëri po ashtu mund t’i bashkojnë periudhat e kontributeve (stazhin e punës).
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...