Lajme

Qeveria me pako të re mbështetëse për komunitetet joshumicë, në vlerë prej 3 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 20 April 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, zhvilluan sot gjatë paradites një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet joshumicë në vend.

Kjo pako, që për fillim do të jetë në vlerë prej 3 milionë euro.

Pakoja përmban masa mbështetëse për:

-Advertisement-

-vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja;

-bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale;

-shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve jo-shumicë.

Në njoftim bëhet e ditur se miratimi i saj pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë.

Pakoja synon që përmes punësimit dhe prodhimit të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin sa më të plotë të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera