Lajme

Qeveria kineze publikon versionin e saj për origjinën e koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 29 November 2020

Kina që nga fillimi është konsideruar si origjina e koronavirusit dhe jo rrallëherë është akuzuar nga shumë vende, përfshirë SHBA-në, se po i fsheh të dhënat e filleve të virusit që shpejt u bë pandemi globale. Ekspertët e vendit aziatik e kanë mohuar gjithmonë këtë, ndonëse i kanë ndaluar mjekët e Wuhanit, qytetit ku nisi kriza, që të flasin për fazat e para të sëmundjes.

Qeveria kineze pretendon se COVID-19 ka ekzistuar para se të raportoheshin rastet e para në Kinë. Disa media atja pretendojnë se koronavirusi hyri në Kinë nga ushqimet e ngrira të importuara.
“Koronavirusi nuk nisi në Wuhan, por, sipas ekspertëve, mund të ketë ardhur në Wuhan nëpërmjet ushqimeve të ngrira”, shkruan gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze në pushtet.

Sipas ekspertit Zeng Guang, “ka shumë mundësi që virusi të ketë ekzistuar në disa vende të tjera përpara se të vihej re në Wuhan”.

-Advertisement-

Së fundmi, Kina i ka intensifikuar kontrollet mbi ushqime e ngrira dhe ka deklaruar se ka gjetur gjurmë të COVID-19 në disa prej paketimeve. Si rrjedhojë, Kina ka vendosur rregulla të reja për importimin e ushqimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera