Lajme

Qeveria kërkon autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 08 October 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e gjashtë, e cila është zhvilluar në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës autorizimin për Ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).

Marrëveshja lidhet me financimin e Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.

-Advertisement-

Sipas vendimit, autorizimi nga Presidentja i hap rrugë Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy