Qeveria ka shpenzuar rreth 6 milionë euro për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 23 November 2021
Për të mbuluar shpenzimet e mbrojtjes së të akuzuarve nga Gjykata Speciale, Ministria e Drejtësisë deri tani ka ndarë 5 milionë e 970 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Përfitues të kësaj shume janë avokatët e shtatë të akuzuarve nga Specialja, nga tetë sa janë gjithsej.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Genc Nimoni, shef i Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, tha se deri sot janë shpenzuar 5 milionë e 970 mijë e 912 euro për ekipet e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së.
“Nga Ministria e Drejtësisë ju njoftojmë se deri më sot janë shpenzuar gjithsej 5,970,912.01€ (pesë milion e nëntëqind e shtatëdhjetë mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë Euro e 0,01 cent) për ekipet e avokatëve të të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku bëjnë pjesë avokatët e 7 të akuzuarve nga Specialja nga 8 sa janë gjithsej”, tha Nimoni për Infokus.
Tutje Nimoni shtoi se për vitin 2022 ende nuk e di nëse Qeveria e Kosovës ka paraparë ndarje të mjeteve për këtë fushë.
“Ministria e Drejtësisë lidhur me shumën e planifikuar për këtë kategori për vitin 2022, ju informojmë se ende nuk e dimë nëse Qeveria e Kosovës ka paraparë ndarje të mjeteve për këtë fushë” tha Nimoni për Gazetën Infokus.
Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, shtoi se për këtë kategori në vitin 2020 ishin ndarë 7 milionë euro, ndërsa për vitin 2021 janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë euro.
“Ministria e Drejtësisë ndarjet Buxhetore për këtë kategori në vitin 2020 ka paraparë vlerën prej 7 milionë euro, ndërsa për vitin 2021 janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë euro, me qëllim që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë të gatshme t’i përmbushin obligimet ligjore të parapara me Ligj për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial, në Proceset Gjyqësore Pranë Dhomave të Specializuara”, tha Nimoni për Infokus.
Kujtojmë se më 4 nëntor janë bërë një viti që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime të luftës. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...
-
E premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore
Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me tempera...