Lajme

Qeveria i shkel të gjitha afatet e premtuara për miratimin e Projektligjit për Paga

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 08 June 2022

Qeveria e Kosovës ka shkelur të gjitha afatet e premtuar lidhur me miratimin e Projektligjit për Paga.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se Projektligji për Paga për sektorin publik do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu kishte thënë për Indeksonline më 29 mars së projektligji do të miratohet në muajin prill, mirëpo këto afate po bëhen kohë që janë tejkaluar.

-Advertisement-

“Konsultimet publike do të fillojnë gjatë këtij muaji ku do të jenë të ftuara të gjitha sindikatat, mediat dhe shoqëria civile, me qëllimin që të njëjtat të na shërbejnë të gjithëve për sqarime të detajshme por edhe argumentim të thellë e të drejtë të projektligjit. Ndërkaq miratimi i tij në qeveri pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm, meqë përmirësimi i sistematik i shumë parregullsive po kërkon pak më shumë kohë. Pas miratimin në Qeveri, projektligji do të respektojë rrjedhën procedurale deri në miratimin e tij në Kuvend”, pati thënë Kryeziu.

Se në çfarë faze është ky projektligj, Indeksonline ka provuar të marrë një prononcim nga Qeveria e Kosovës, dhe ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, por ata nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera