Lajme

Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OSHP-së, Kimete Gashi

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 10 May 2023

Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Kimete Gashi, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti. 

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, kryeministri Kurti tha se shëndeti publik po rrezikohet nga ky vendim i OShP-së dhe rrjedhimisht duhet të merren masa.

Krahas kësaj, qeveria mori vendim edhe për lidhjen e marrëveshjes me GIZ-in gjerman për projektin e promovimit të sipërmarrjes./KP

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera