Qeveria heq koston e policave kufitare për mërgimtarët
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 04 July 2022
Në mbledhjen e Qeverisë sot u mor vendim që edhe këtë vit të heqet polica kufitare për mëgimtarët.
Kryeministri Kurti i tregoi edhe procedurat se si duhet të blihet polica.
“Qeveria do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë. Polica mund të blehet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse për të evituar pritjet në kufi ajo mund të blehet edhe online para se të nisen. E pasi ta kenë blerë policen ata mund të aplikojnë për rimbursim të pages në formularin online të Ministrisë së Financave”, tha Kurti në mbledhje.
Njoftimi:
Fjala e kryeministrit Kurti në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Prishtinë, 4 korrik 2022
Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,
Të nderua zëvendëskryeministra Besnik Bislimi, Donika Gërvalla dhe Emilia Rexhepi,
Ministra e zëvendësministra,
Mirë se keni ardhur në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
E mirëseardhje të veçantë në Kosovë ju dëshirojmë bashkërisht mërgatës sonë. Shumë bashkatdhetarë tanë tashmë kanë ardhur e shumë prej tyre edhe e kanë filluar rrugëtimin e tyre për atdhe. Ne u urojmë mirëseardhje të përzemërt. Dëshirojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta.
E për të lehtësuar këtë, edhe sivjet, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë. Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë. Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, për të evituar pritjet në kufi ajo mund të blihet edhe online para se të niseni.
E pasi ta kenë blerë bashkatdhetarët tonë policën, ata mund të aplikojnë për rimbursim të pagesës në formularin po ashtu online të Ministrisë së Financave.
Të dashur bashkatdhetarë,
E theksoj përsëri, që ju, mërgata jonë jeni pjesë integrale e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.
Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke punuar në strategji dhe në ligjin për diasporë.
Gjatë gjithë vitit kabineti Qeveritar ka zhvilluar “Dialogun me Mërgatën” dhe një proces i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit.
Janë duke u pilotuar për herë të parë programet për angazhimin e potencialit ekonomik, shkencor e profesional të mërgatës në kuadër të MPJD-së.
Po punohet për herë të parë për të jetësuar koncept-dokumentin për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë dhe certifikimin e gjuhës.
Është duke u punuar për ndërlidhjen e politikave për mërgatën me nivelin lokal. Për këtë është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me Asociacionin e Komunave për Diasporë.
Jemi duke pilotuar alternativa kulturore për komunitetin shqiptar dhe jo-shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që të kemi një ndërlidhje me komunitetin edhe përmes artit dhe kulturës.
Në kuadër të reformës së brendshme, MPJD ka krijuar mekanizma të rinj për të adresuar kërkesat dhe problemet e mërgatës në raport me shërbimet të cilat i ofrojnë misionet diplomatike.
Të dashur bashkatdhetarë,
Sakrifica, kontributi dhe mundi juaj janë për t’u qëndruar gjithmonë sa më afër familjarëve në Kosovë, dhe kjo gjë është për t’u admiruar nga të gjithë ne. Unë ju uroj të gjithë juve dhe secilit prej jush pushime të këndshme bashkë me familjarët e miqtë tuaj.
Ju falemnderit
Të tjera
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...