Qeveria ende s’ka ndarë fond për vërshimet, Murati: Në pritje të raporteve

Autori: Gazeta inFokus
12:57 | 06 February 2023
Qeveria ende nuk posedon të dhënat zyrtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në disa komuna në vend.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se deri në sigurimin e raporteve finale për dëmet e shkaktuara në Skenderaj, Klinë, Istog, e Podujevë, nuk kanë ndarë fond të veçantë për mbështetjen e këtyre komunave.
Ministri Murati ka deklaruar se nuk kanë të dhëna për dëmet e shkaktuara në komunat e prekura nga vërshimet.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm, janë ministritë përkatëse, qoftë MAPL që mbikëqyrur pushtetin lokal, qoftë Ministria e Bujqësisë për dëmet në bujqësi. Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe sapo të kemi edhe shifra dhe vlerësimet nga komisionet përkatëse, normalisht që si qeveri pastaj do të shohim se cilat janë mundësitë për t’i mbështetur të gjitha këto komuna”, ka përfunduar Murati.
Ministri i Financave, Murati pas prezantimit të platformës së punësimit të të rinjve, ka folur edhe për dyfishimin e tatimit në pronë, ku tha se ka vullnet nga komunat për faljen e tatimin për tatimpaguesit në vlerë deri në 100 euro. Teksa paralajmëroi se për këtë do të bëjnë ndryshimet ligjore.
“Ka vullnet nga ana e komunave. Ne do ta procedojmë ligjin e ri, i cili do të përmbajë edhe dispozitën që të zbritet nga fatura e sivjetshme, shuma deri në 100 euro. Kjo gjë është thënë edhe po bëhet, shumë shpejt do të dërgojmë për konsultime të brendshme, e pastaj për konsultime publike-projektligjin e ri, i cili do të mundësojë këtë gjë. Dhe është më rëndësi që të gjenden sa më shumë mënyra që të lehtësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Murati./KP

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...