Lajme

“Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj është punë e kryer”

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 30 June 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka deklaruar se Qeveria e ardhshme është e kryer në të vërtetë.

“Ajo e ka kryeministër Ramush Haradinajn. Ky ka qenë një vullnet i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe do të jetë një vendimmarrje e deputetëve të Republikës së Kosovës. Kushtet dhe rrethanat që kjo e drejtë të jetësohet janë krijuar tashmë”, ka deklaruar Hoti për Indeksonline.

Ai ka thënë se Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj janë duke punuar që të shikohet edhe mundësia e bashkëpunimit edhe me subjekte tjera.

-Advertisement-

“Ju e dini që PDK nuk ka vija të kuqe për subjektet politike parlamentare. Është spekuluar shumë se a do të bëhet qeveria me deputet të kontrabanduar? Me lejoi të pyes? Kush e ka këtë të drejtë qe të paragjykojë politikisht vendimin sovran të një deputeti. Askush! As kryetari i partisë prej nga vijnë deputetët nuk e ka këtë të drejtë. Tjetër është se sa nga drejtuesit e partive politike nuk e kuptojnë filozofinë politike të sovranitetit të vendimmarrjes së një deputeti”, ka thënë nënkryetari Hoti.

Sipas Hotit, shteti fillon dhe ecën tutje të vendimmarrja sovrane e deputetit e jo te kryetari i partisë prandaj ky është ligji sovran universal i demokracisë.

“Haradinaj është kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Vrapimi dhe matematikat e atyre që bëjnë përllogaritje për të shkelur gjithçka e edhe idealin e tyre të deridjeshëm politik vetëm e vetëm për të guxuar për të ëndërruar se mund të bëhet kryeministër, sado që është e drejtë e shprehjes së mendimit, në vetvete është e panivel e padnjitetshme e mjerë!”, ka përfunduar Hoti që në aktualisht është zëvendësministër në largim në MKRS.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera