Lajme

Qeveria e shqetësuar me gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 14 January 2018

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejtë të tij”, thuhet në deklaratë.Për më tepër, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera