Lajme

Qeveria e Kosovës miraton koncept-dokumentin për vettingun

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 13 October 2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.

Ky dokument ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në mbledhjen e mbajtur në Qeveri. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se grupi punues i themeluar nga Ministria e Drejtësisë kanë hartuar koncept-dokumentin dhe kanë propozuar metodologjinë e mbarëvajtjes së procesit të vettingut.

Kurti tha se vendin për 20 vjet me radhë e ka munduar mungesa e drejtësisë, e që sipas tij, me vettingun kjo do të rregullohet.

-Advertisement-

“Nëse ka diçka që na ka munduar kë së shumti këto 20 vite është mungesa e drejtësisë. Shpeshherë nuk është ndarë drejtësi e mirëfilltë. Lirinë e kemi fituar, por tash duhet ta institucionalizojmë përmes drejtësisë, gjyqësor duhet të jetë i pavarur në përmbajtje”.

Ai shtoi se, “Gjyqësor është gardiani më i mirë i çfarëdo tendencë demokratike të vendit. Qeveria jonë është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë që sistemin prokurorial të veprojë drejtë është e domosdoshme që të ketë njerëz profesional”.

Ndërkaq, 13 tetorin e quajti si ditë të veçantë pasi po bëhet një hapë i rëndësishëm.

“Është ditë e veçantë se po e bëjmë hapin jetësor për jetësimin e vettingut, ku do ta tregojë gjendjen aktuale brenda institucioneve të drejtësisë”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se me procesin e vettingut do të kthehet besimi i qytetarëve te institucionet e vendit.

“Një ndër prioritetet është sundimi i ligjit, ky dokument parasheh që procesi i vettingut të nis nga nivelet më të larta”.

“Grupi punues ka propozuar si mundësi të dytë realizimin e vettingut përmes ndryshimeve ligjore. Vettingu do të bëhet përmes një mekanizmi të pavarur. Fazë e parë e vettingut do të mbulojë vlerësimin e këshillit Gjyqësor e Prokurorial, zyrën e Prokurorit të shtetit e të Gjykatës Supreme dhe pozitave të larta”, ka thënë ai.

Vettingu është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Për vite me radhë, institucionet e Kosovës kanë tentuar që të nisin procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.nga Drejtori Ekzekutiv Sazan Ibrahimi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera