Lajme

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 16 August 2017

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, duke konsideruar se ky akt i rëndë i kryer ndaj Zogaj është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij dhe fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera