Lajme

Qeveria diskriminon puntorët fizik dhe ata te pastrimit

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 28 March 2020

Një serë masash janë propozuar sot nga Ministria e Financave dhe Transfereve në Kosovë për të mbështetur sektorin privat.

Përveç që një shumë milionëshe është paraparë për të mbështetur sektorin privat rreth pagave të këtij muaji dhe muajit tjetër, Qeveria ka ndarë një fond edhe për ata që mund të humbin punën nga mbyllja e bizneseve deh efektit që ka sjellë në ekonomi kjo pandemi.

 

-Advertisement-

 

Mirëpo, nga ky vendim janë përjashtuar punëtorët e pastrimit. Këta punëtorë punojnë pa ndërprerë në parandalimin e përhapjes se Covid 19, duke rrezikuar jetën e tyre. Ndërkohë, në vendimin e Qeverisë nuk janë përfshirë në pakon emergjente.

Nga kompania Regjionale “Pastrimi”, shprehen se pavarsisht nga kjo, misioni i tyre e sidomos ne këtë kohë nuk do te ndalet.

Nëpërmjet një komunikate, kjo kompani ka shprehur pakënaqësi me Qeverinë, duke thënë se  këta punëtorë punojnë 24 orë pa ndërprerë ne parandalimin e përhpahjes se Covid 19, janë këta qe rrezikojnë jetën e tyre që ambienti në të cilin frymojmë të jetë i pastër, janë këta te cilet meritojnë te shpërblehen dhe mos të anashkalohen.

“Është për dhimbje fakti qe “ambasadorët”, te cilet gjatë 24 orëve kujdesën për ambientin anashkalohen nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Ministri i Financave propozoi qe mjekët, policët dhe zjarrëfikësit te shpërblehen për dy muajt e ardhshëm, por jo për puntorët e kompanive qe mirren me menaxhimin e mbeturinave te cilet qdo ditë janë ne front përballe me mbeturina. Këta puntorë janë te rrezikuar gjithë kohës nga mbeturinat dhe parandalojne epidemi tjera, sidomos gjatë kësaj periudhe qe largimi dhe grumbullimi i mbeturinave ka rëndesi jetike ne kohën e Pandemisë qe tashmë është bërë golbale. Prandaj, janë këta puntorë te cilët punojne 24 orë pa ndërprerë ne parandalimin e përhpahjes se Covid 19, janë këta qe rrezikojnë jetën e tyre qe ambienti ne te cilin frymojmë te jetë i pastër, janë këta te cilet meritojnë te shpërblehen dhe mos te anashkalohen! Sidoqoftë, misioni ynë e sidomos ne këtë kohe nuk do te ndalet. Bashkë mund te ja dalim!”, thuhet në komunikaten e kompanisë “pastrimi.

Mirëpo, nuk janë vetëm punëtorët e pastrimit ata që u përjashtuan nga ky vendim. Të pakënaqur kanë mebtur edhe inspektorët e punës dhe punëtorët fizik.Kujtojmë që, në pakon emergjente të propozuar nga Ministri Bislimi, kanë hyrë gjithsej 13 masa të propozuara ekonomike, e njëra prej tyre është edhe shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e punëtorëve tjerë shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë.

“Stafi mjekësor, policëve dhe zjarrëfikësve.Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të këtij propozimi për këto kategori të nënpunësve publikë do të ndante një shpërblim shtesë në masën fikse prej 300 eurove për secilin në dy muajt në vijim. Pa marrë parasysh nivelin e pagës, gradës secili përfiton prej 300 euro për dy muaj në vijim”, tha Bislimi në një konferencë për media ku shpalosi në tërësi propozimin e tij.

Për t’u ekzekutuar, ky propozim duhet të votohet në mbledhjen e qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera