Lajme

Qeveria deri me 18 prill duhet të propozojë një model të vetë-menaxhimit

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 01 April 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, në një intervistë për mediumin opozitar serb, Nova.rs, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës më së largu deri më 18 prill duhet të propozojë të paktën një model se di duhet të duket vetë-menaxhimi për komunitetin serb në Kosovë.

“Aneksi i Zbatimit të Marrëveshjes thotë se përgatitjet duhet të fillojnë 30 ditë pas pranimit të Marrëveshjes. Me sa e di unë janë rreth 15 propozime të BE-së se si të përshtatet [vetë-menaxhimi] në kornizën ligjore të Kosovës”, ka thënë Rashiç fillimisht.

Sipas Rashiç, edhe serbët e Kosovës duhet të përfshihen në procesin ku jepen sugjerime se si duhet të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, në të kundërtën ajo përgatitet nga BE-ja pa u pyetur askusht.

-Advertisement-

“Që në fillim të dialogut kam thënë se duhet të përfshihen edhe serbët nga Kosova, sepse do të vijë koha kur askush nuk do të dojë të marrë përgjegjësi. Tani kemi ardhur pikërisht te kjo. Propozimi për Asociacionin në fund do të bëhet nga BE-ja, pastaj duhet të pranohet nga të dyja palët, pastaj Kosova bën komente shtesë dhe ka për detyrë ta zbatojë”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera