Lajme

Qeveria austriake ndan 600 mijë euro për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 28 November 2019

Pas tërmetit shkatërruese i cili goditi Shqipërinë, Qeveria austriake do të dhurojë 600 mijë euro Tiranës.

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se do të ndihmoj që ndërtesat e shkatërruar të rindërtohen, transmeton Gazeta inFokus.

Qeveria austriake kishte ndihmuar Shqipërinë edhe pas tërmeti të 21 shatorit shkruajnë sot mediat austriake.

-Advertisement-

Mëngjesin e të martës, Shqipërinë e goditi një tërmet me shkallë 6.4 rihter.

Nga ky tërmet tragjikisht vdiqën 41 persona dhe u lënduan mbi 600 të tjerë.

Poashtu shumë familje mbetën pa kulm mbi kokë, pasi që u shemben shumë ndërtesa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera