Lajme

Qerkinaj: Çështja e të pagjeturve të jetë pikë e veçantë në marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 18 March 2023

Bajram Qerkinaj, Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur ka thënë se e pret me optimizëm takimin e sotëm në Ohër.

Ai tha se çështja e të pagjeturve duhet të jetë pikë e veçantë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të mos përzihet politika në të.

“Çështja e personave të pagjetur të jetë një pikë e vecantë ku nuk përzihet politika, për shkak që është humane e njerëzore dhe me konventa ndërkombëtare garantohet të zbardhet fati i të pagjeturve, mirëpo kjo cështje ende mjerisht po përzighet me politikë”, ka thënë Qerkinaj për Klan Kosova.

-Advertisement-

Ai tha se deri tani qeveria ka bërë shumë pak për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera