Qeqa Krelani thumbon Dritën pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ka disa fjalë edhe për Ballkanin e Llapin
Autori: Erion Maliqaj 22:58 | 09 February 2021
Gazetarja e njohur, Qeqa Krelani, i ka komentuar dy ndeshjet kryesore të zhvilluar sot (e marte) në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
Krelani në një prononcim për Gazetën inFokus ka thumbuar skuadrën e Dritës pas eliminimit nga Prishtina, që triumfoi me rezultat minimal 1-0.
“Është kulturë shqiptare që pa filluar ndeshjet ne dëshirojmë ta dijmë se kush fiton. Ligjet që ka Kupa ndryshojnë nga ato të Superligës. Drita është skuadër që luan për të menaxhu pikët. Ata janë të prirur për të menaxhu rezultatin, jo cilësinë e lojës. E në Kupë nuk ke luks të mendosh veç për pikë. Nuk u habita që humbi Drita, sepse loja që ata bëjnë nuk korrespondon aspak me titullin kampion që ka. 75 minuta, Prishtina i dha leksion në atë pikë, saqë futbollistët e Dritës nuk e shifshin ku është Rexha. Nuhiu përdori arsyetimin tradicional, duke u ankuar për fushë të keqe. Thuajse stadiumi i Dritës është nivel evropian. Realisht është stadium për karton të kuq”, deklaroi komentatorja e Radio Kosovës.
Qeqa foli edhe për ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, ku theksoi ndryshimin e lojës së suharekasve me trajnerin e ri, derisa për llapjanët tha se fituan në momentet e duhura.
“Ballkani i Munishit na ka mësuar me futboll të bukur, por futbollin e bukur nuk e përballon gjithë kohës. Ne duhet të mësohemi edhe me Ballkanin pragmatik, një gjë të cilën Bledi po mundohet ta bëj. Llapi dëshiron të fitoj diçka, ose mesin e tabelës ose Kupën. Ka bërë mund dhe shpenzime. Fitore e këndshme dhe me plot meritë në momentet ma të duhura për Llapin”, përfundoi Qeqa Krelani.
Kupa e Kosovës do të vazhdon edhe nesër, ku në program janë katër takime./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...