Sport

Qeqa Krelani befason me fjalët e saj për formën jo të mirë të skuadrës së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 25 October 2021

Gazetarja dhe komentatorja e njohur kosovare, Qeqa Krelani, mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, ku ka analizuar ndeshjet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Krelani në një moment është ndalur për të folur për formën jo të mirë të skuadrës së Prishtinës, e cila pas 11-të ndeshjeve të zhvilluara renditet e pesta me vetëm 13 pikë të arkëtuara.

Qeqa ka thënë se Prishtina më shumë po duket si një skuadër që sapo është inkuadruar në Superligë, sesa si një skuadër që sapo e ka fitu Superligën.

-Advertisement-

“Prishtina më shumë po duket si një skuadër që sapo është inkuadruar në Superligë, sesa si një skuadër që sapo e ka fitu Superligën. Kur një lojtar për 3 minuta merr dy kartonë tregon mungesë profesionalizmi. Dhe a e din kur nuk je profesionist? Kur kënaqesh me pak ose kur keqpërdorë besimin e trajnerit. Në Prishtinë futbollistët që kanë ardhë po duken bashkëpunëtorë, jo autorë. E për Prishtinën e madhe duhesh me qenë autor i shumë golave, asisteve, aksioneve”, tha fillimisht Krelani.

Me pas ajo tha se në klubin e Prishtinës ekziston një problem që vetë klubi po ia zë frymën duke e heshtur.

“Aty brenda ekziston një problem që vetë klubi po ia zë frymën duke e heshtur. Dhe faturën nuk do ta paguajmë as ne gazetarët, as analistët por vetë Prishtina. Çdo dështim i Prishtinës është sukses i trajnerëve dhe klubeve tjera të Superligës”, deklaroi Qeqa Krelani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera