Lajme

Qeni në Gjakovë i ikën nga oborri pronarit e sulmon një fëmijë në rrugë

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 26 December 2022

Të dielën gjatë ditës një qen i iku pronarit nga oborri i shtëpisë në Gjakovë dhe e sulmoi një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se e mitura ka pranuar dhe tretman mjekësor teksa pronari është arrestuar e më pas është liruar me vendim të prokurorit për ta proceduar si rast të rregullt.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera