Qëndron Kastrati kërkon dorëheqjen e Drejtoreshës së Arsimit në Kamenicë
Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 13 October 2018
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka kërkuar dorëheqjen e Drejtoreshës së Arsimit në këtë Komunë, Ismete Thaçi.
Kastrati ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të paknaqësisë së tij me mënyrën e menaxhimit të procesit të fillimit të vitit të ri shkollor.
‘Personalisht kam pranuar shumë ankesa rreth këtij procesi. Probleme të mëdha në ndarje të orëve, ankesa për transferime të mësimdhënësve, favorizim të mësimdhënësve të caktuar, probleme në formimin e klasëve dhe nisjen e rregullt të mësimit, dhe disa probleme të tjera e kanë karakterizuar këtë nisje të vitit shkollor’, ka shkruar Kastrati në postimin e tij në Facebook.
Tutje, Kastrati ka sqaruar se drejtoresha nuk ka qenë e përfshirë direkt në favorizimet që kanë ndodhur.
‘Vazhdoj të besoj se drejtoresha nuk ka qenë e përfshirë direkt në favorizimet që kanë ndodhur. Ndikimi dhe ndërhyrja nga zyrtarë të drejtorisë e poashtu nga udhëheqës të VV-së në Kamenicë e ka dëmtuar dhe komprometuar procesin. Ky fenomen tashmë është sekret publik në tërë Kamenicën’, ka shkruar Kastrati.
Kastrati ka njoftuar se në takimin e tij me drejtoreshën janë dakorduar që ajo të ofroj dorëheqje dhe të tejkalohet kjo çeshje pa dëmtimin e askujt, po kjo nuk ka ndodhur, pasi sipas Kastratit udhëheqës e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë kanë marrë urdhër që kjo dorëheqje mos të ndodhë.
‘Dorëheqja që duhej të ndodhte atë ditë, nuk ndodhi. Mora vesh që udhëheqësist e VV-së në Kamenicë kanë marrë urdhër nga niveli qendror i kësaj partie, që kjo dorëheqje të mos ndodhë dhe në rast të shkarkimit të saj, të tërhiqen edhe drejtorët e tjerë që vijnë nga ky subjekt’, ka shkruar Kastrati.
Kastrati ka thënë se do të jetë i verbër karshi emrave të njerëzve konkretë, subjekteve politike, apo grupeve tjera të interesi dhe se do të kujdeset personalisht që arsimi të mos bëhet pjesë e pazareve e inateve të ulëta të partive.
‘ Nëse Partia VV ka vendosur që në kurriz të nxënësve të Kamenicës të zgjedhin viktimizimin politik për disa vota, unë nuk e pranoj këtë shantazh. Unë e kam njoftuar drejtoreshën që do të pres edhe sot dorëheqjen ashtu siç jemi marrë vesh në takim’, ka shkruar Kastrati.
Në të kundërtën, Kastrati ka thënë se drejtoresha e arsimit do të lirohet nga detyra e saj.
‘Nëse dikush ka llogaritur që do të zmbrapsem përmes shantazheve e insinuatave, llogaria do t’i dalë gabim. Unë jam zgjedhur t’i shërbej qytetarëve të Kamenicës, e jo interesave partiake. Në fund të fundit, s’ka fare rëndësi ku do të jemi pas tri vitesh asnjëri nga ne. Shembujt e suksesit personal në dëm të qytetarëve duhet përçmuar, jo promovuar. Prandaj, e vetmja gjë që më shqetëson është niveli i përkushtimit dhe cilësia e punës’, ka përfunduar Kastrati.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...