Rozë

“Qëndro e fortë Serbi”, pas krimit në Beograd reagon opinionistja e Big Brother Vip Albania

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 04 May 2023

Ditën e djeshme u raportua për 14-vjeçarin që kreu krimin makabër me tetë të vrarë në Beograd.

Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit. Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta.

-Advertisement-

Një reagim e ka bërë edhe opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklinë Lekatari.

Ajo ka reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’, ku ka shkruar: Qëndro e fortë Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera