Lajme

Qendra Psikiatrike në Shtime, vetëm me një psikiatër

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 27 January 2018

Qendra Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë e Psikiatrik në Shtime, ndonëse ka 63 pacientë për të cilët përkujdeset 24 orë për ta, vazhdon të përballet me mungesë të stafit mjekësor.

Kjo qendër e cila trajton pacientë me çrregullime psikiatrike, ka një staf mjekësor prej 11 persona, prej tyre një psikiatër dhe 10 infermier. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i kësaj qendre, Miftar Zenelaj. Ai për Indeksonline ka thënë se nuk staf nuk është i mjaftueshëm

“Staf i përgjithshëm janë 38 të ndara në tri shërbime(Shërbimi administrativ, mjekësor dhe teknikë). Ndërsa, staf mjekësor 11 ( psikiatri dhe 10 infermier) nuk janë të mjaftueshëm” është deklaruar Zenelaj në një përgjigje për redaksinë.

-Advertisement-

Për të marr informacione se pse SHSKUK nuk ka shtuar stafin në këtë qendër, Indeksonline ka telefonuar në numrin që është publikuar në faqen e SHSKUK-së si dhe ka dërguar emali, mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Ndërsa, sa i përket numri të pacientëve ne këtë qendër, është 63 rezidentë. Zenelaj thotë se nevojat janë më të mëdha, por nuk ka kapacitete për më shumë.

“Momentalisht trajtohen 63 pacientë rezidentë, ndryshimet janë 2-3 pacientë nëpër vite (nevojat janë më të mëdha por kapaciteti i këtij institucioni është 65 pacientë) “ ka shtuar ai.

Kjo qendër është Institucion i Shëndetit Mendor ku trajtohen pacientë më çrregullime psikiatrike të cilët përveç trajtimit psikiatrik kanë nevoja tjera specifike të përkujdesjes.

Ky institucion ofron kujdes shëndetësor 24 orë dhe është pjesë përbërëse e SHSKUK-së i nivelit sekondar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera