Lajme

Qendra për Menaxhimin Kufitar jep sqarim për personat që duan të hyjnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 02 June 2020

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Kosovës ka sqaruar sot se të gjithë ata persona që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë kryer testin për COVID-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrim si leje qëndrim dhe kontratë qiraje si dhe dëshmi të tjera të pranueshme.

Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata respektojnë masën e vetë izolimit.

Pra personat të cilët nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do të mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në Kosovë, duke përjashtuar këtu studentët të cilët vijnë për t’u nënshtruar provimeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera