Lajme

Qendra e Studentëve nënshkruan kontratë për furnizim me 250 frigoriferë

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 29 May 2022

Qendra e Studentëve ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 20 mijë eurosh për furnizimin me 250 frigoriferë për dhomat e studentëve.

Këta frigoriferë pritet të qëndrojnë në depo si materiale rezervë, derisa të paraqitet nevoja për vënie në përdorim.

Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve ka treguar për Tëvë 1 se sipas kontratës, garancioni i frigoriferëve është pesë vite.

-Advertisement-

Ndryshe, tenderi i fundit për kësi lloj furnizimi kishte qenë para tre viteve ku frigoriferët kishin qëndruar në depo, derisa është paraqitur nevoja për ndërrim me ata që veçse po përdoreshin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera