Lajme

Qendra e Studentëve e gatshme që të presë banuesit e rinj

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 04 October 2021

Qendra e Studentëve nga sot do të do të fillojë akomodimin e studentëve që kanë fituar të drejtën të jenë banorë të kësaj qendre për vitin e ri akademik. Drejtori i qendrës, Fatmir Sfishta, thotë për Radio Kosovën se Qendra e Studentëve po punon në vazhdimësi në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti sa më të pastër e të rehatshëm për studentët banues.

Qendra e Studentëve është e gatshme që të presë banuesit e rinj që nga 4 tetori. Drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën se procesi i vendosjes së studentëve në konvikte do të zgjasë deri me 13 tetor. Ai tha se tashmë janë pastruar dhe rinovuar të gjitha konviktet e kësaj qendre.

“Kapacitet e Qendrës së Studentëve janë 4 mijë shtretër dhe të gjitha këto do të përmbushen me studentë që kanë pasur pikë më së shumti. Dy ditë studentët kanë pasur mundësi që të parashtrojnë ankesë dhe ato të gjitha do të analizohen. Sipas planit, ne do të fillojmë vendosjen e studentëve që nga 4 tetori, nga e hëna, me 1 apo 2 konvikte fillimisht, e procesi do të përfundojë maksimalisht deri më 13 tetor”.

-Advertisement-

Për shkak të pandemisë, Sfishta tha se studentët janë të obliguar që të jenë të vaksinuar.

“Në bashkëpunim me MASHT-in, dhe institucionet shëndetësore, kemi vendosur që kusht për vendosjen e studentëve në Qendër është vaksinimi, d.m.th studentët duhet të kenë certifikatë të vaksinimit. Në rast se kjo mungon, atëherë studentët janë të detyruar që ta kenë testin anti Covid, në raste të tjera edhe pse janë të pranuar studentët nuk mund të jenë pjesë e Qendrës”.

Sfishta tha se këtë vit janë pranuar 4 mijë studentë ndërsa pagesa mujore është 35 euro përfshirë edhe ushqimin. Viti i ri akademik pritet të fillojë me 15 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera