Lajme

Qëlluan me armë aktivistin e LSI-së, Meta udhëton me urgjencë drejt Lezhës

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 25 June 2017

Pas incidentit të rëndë të ndodhur në Shëngjin, Lezhë ku një activist I LSI është dhunuar nga 10 persona të paidentifikuar para qëndrës së votimit, ka reaguar ish-kryetari I LSI-së Ilir Meta.

Incidenti i ndodhur ka detyruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta që të niset urgjentisht drejt këtij qyteti.

“Kryetari i Kuvendit, Meta niset drejt Lezhës”, pohuan burime. Kryeparlamentari shprehet se është në mbrojtje të zgjedhjeve të lira.

-Advertisement-

“Bandat e drogës nuk mund të mbajëe peng Shqipërinë”, ka thënë Meta. Një përplasje me armë zjarri ndodhi paradite në Shëngjin.
Sipas të dhënave të para mësohet të kenë qenë 10 vetë në afërsi të një qendre të votimit që kanë qëlluar me armë aktivistin e LSI-së, L. Dushku.

Dushku është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat thuhet se aktivisti është qëlluar me tytën e pistoletës. Policia e Lezhës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera