Lajme

Qëllohet me armë zjarri një qen në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 06 December 2022

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një sigurim në Qendrën e trajnimit në KEK ka raportuar për të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton, policia në vendin e ngjarjes është gjetur një qen i ngordhur dhe dyshohet që është i qëlluar me armë zjarri.

“Qendra e trajnimit në KEK, Obiliq 05.12.2022 – 08:25. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i sigurimit ka informuar se ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një qen i ngordhur dhe dyshohet që është i qëlluar  me armë zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Etiketa:

Të tjera