Qehaja: Pas një muaji, ushtrinë me ligj

Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 20 October 2018
Njohësi i fushës së sigurisë, Ramadan Qehaja, kalimin e tri projektligjeve për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës e sheh si hap shumë pozitiv.
Sipas tij, transformimit të FSK-së në ushtri “dritën e gjelbër” ia ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Ne kemi bërë çmos që kjo çështje të rregullohet me ndryshime kushtetuese, mirëpo kjo gjë nuk ka qenë e mundur assesi. NATO-ja këtë gjë e di, mirëpo për të na kuptuar neve më së miri ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili dha dritën e gjelbër që kjo çështje të ecë para”, ka thënë Qehaja.
I tërë procesi i ushtrisë, sipas Qehajes, ndonëse ka ende shumë punë do të përfundojë deri në nëntorin e këtij viti. “Mendoj që rreth 20 nëntorit të këtij viti do të ndodhë edhe leximi i dytë në Kuvendin e Kosovës dhe atëherë ligjet do të hyjnë në fuqi. Tashmë është hapur dera që ne të fillojmë ta ndërtojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës me kondita të reja. Pra edhe kjo sfidë do të kalohet në muajin e ardhshëm, kurse në vitet që na presin duhet të fillojmë me ndërtimin e kësaj force me detyra të reja”, ka thënë ai.

Të tjera
-
Përplasje në distancë mes Trumpit dhe Trudeau-s, për tarifat tregtare
Donald Trump dhe Justin Trudeau janë përplasur në distancë për tarifat që pre...
-
Shqipëria bëhet pjesë e programit `Military Erasmus` për kadetët
Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes...
-
Walker: “Thaçi, Veseli e Krasniqi po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj”
Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, Will...
-
A mund të llogarisë Ukraina në BE pas pezullimit të ndihmës amerikane?
“Ky është momenti i Evropës”, po thonë diplomatët në Bruksel, pas vendimit të...
-
Pas numërimit të votave nga Ambasadat dhe atyre me postë kështu pritet të duket legjislatura e re e Kuvendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave nga diaspora ...
-
Numërimi i votave, këta janë kandidatët e LDK-së që po fitojnë ulëse në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka përfunduar numërimin e votave të ...
-
Nga 1 prilli, kalimi Kosovë-Maqedoni e Veriut do të bëhet pa ndalesë të dyfishtë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se nga 1 prilli...
-
Lajmërohet “zëri i popullit”, Dimal Basha thotë se i biri i heroit është “përfshirë në skema të pista”
Dimal Basha është bërë pjesë e orkestrimit të Lëvizjes Vetëvendosje kundër Hy...
-
Trump i drejtohet Kongresit mes mospajtimeve me Ukrainën
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i drejtohet Kongresit për herë të par...
-
Trump i referohet Trudeau si “guvernator”, thotë se SHBA-ja do t’i përgjigjet tarifave hakmarrëse
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë komentet e tij të para publike që n...
-
“Si avokat i thashë lajmërohu, si qytetar po them mirë që nuk shkoi”, Koci thotë se dolën në pah të metat e sistemit të drejtësisë
Avokati Arianit Koci ka komentuar mosparaqitjen e kryeministrit në Prokurori ...
-
Epopeja e UÇK-së, Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së
Ditën e nesërme, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marr...