Lajme

“Që të jemi të sigurt”- Gjykatësi kërkoi të ndërpritej seanca në mënyrë që të pushojë Jakup Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 23 October 2024

Pas dëshmisë tre ditore të Fadil Gecit në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka filluar dëshminë e tij ish-komandanti i UÇK-së Nuredin Ibishi, i njohur me nofkën ‘Leka’ por seanca u ndërpre pa planifikim.

Pas kthimit në seancë, gjykatësi Charles Smith kërkoi pushim deri në ora 13:30 në mënyrë që t’i jepet mundësi ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi të pushojë.

“Që të jemi të sigurt dhe t’i lejojmë z. Krasniqi të pushojë pak, tani do të bëjmë pushimin e drekës deri në orën 13:30 dhe pastaj do të vazhdojmë me sencën e pasditës në orën 14:30″, deklaroi gjyqtari Smith.

-Advertisement-

Seanca tashmë ka filluar ku po dëshmon ish-komandanti Ibishi.

Transmetimin drejtpërdrejt mund ta ndiqni këtu:

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera