Qe dy muaj e zhdukur, hetimet për gjetjen e kërcimtares Xheni zgjerohen edhe në Itali
Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 21 July 2022
Tash e 2 muaj Konxhe Ramazani nga Elbasani rezulton e zhdukur në Kosovë. Shtetasja shqiptare e njohur si “Xheni” punonte si kërcimtare në një klub nate që ndodhet në fshatin Orllat. Gazeta Insajderi ka kontaktuar Prokurori e rastit Ersan Qavolli, i cili ka konfirmuar zgjerimin e hetimeve edhe në shtetit italian.
Prokurori Qavolli tha se ende nuk dihet asnjë informacion për vendndodhjen Xhenit, ndonëse shtoi se masat e sigurisë janë shtuar.
Përveç bashkëpunimit me autoritetet e Shqipërisë, tashmë hetimet janë zgjeruar edhe në shtetin e Italisë, tha Qavolli.
“Deri tani nuk ka asgjë lidhur me vendndodhjen e saj. Vetëm se masat e sigurisë janë shtuar dhe kemi kërkuar ndihme juridike ndërkombëtare prej shteteve tjera, tashmë përveç Shqipërisë keni kërkuar ndihme edhe nga Italia përmes ILECO”, tha Qavolli.
Tutje, Prokurori i rastit tregoi se në pyetje janë marrë edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë lidhje me zhdukjen misterioze të Xhenit.
“Përveç shtatë personave që janë marrë në pyetje më herët ka edhe persona tjera që janë intervistuar gjatë kësaj kohe, të cilët kemi dyshime se potencialisht munden me pas lidhje me zhdukjen e shtetases shqiptare. Deri tani nuk ka bastisje por vetëm intervista”, tha Qavolli.
Shtetasja nga Shqipëria, Konxhe Ramazani që nga 21 maji i këtij viti rezulton e zhdukur në Kosovë. Ajo punonte si kërcimtare në një klub nate, ndërsa prej disa viteve jetonte në qytetin e Pejës.
Insajderi, mëson se klubi ku punonte Konxhe Ramazani, e që njihej si Xheni quhet ‘Te Didi’. Është një klub me muzikë live që gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Orllat.
Xheni, është nënë e dy fëmijëve, por për fati e saj familjarët nuk kanë asnjë informacion deri tash.
Rasti në Policinë e Kosovë ishte raportuar fillimisht nga nëna e saj më 19 maj në ora 20:00 të mbrëmjes. Ajo kishte deklaruar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.
“Pejë 19.05.2022-20:00. Me 21.05.2022 një femër shtetase e Shqipërisë me banim në Republikën e Kosovës, ka raportuar se vajza e saj viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, kishte raportuar Policia në raportin e 22 majit.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...