Lajme

Që 19 vjet 1600 familje kërkojnë të afërmit e tyre të zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 26 November 2017

Po bëhen gati 19 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ndërsa mbi 1600 familje vazhdojnë të jenë në pritje të një lajmi për të afërmit e tyre të zhdukur.

Pavarësisht që Kosova prej vitesh dialogun me Serbinë, shteti serb nuk tregon se ku janë edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga Kosova, raporton KTV.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka kërkuar më shumë presion nga Kosova, por edhe nga BE’ja, për Serbinë, megjithëse e akuzon BE’në se ka qenë po ajo që nuk ishte e interesuar që kjo temë të futej në agjendën e bisedimeve.

-Advertisement-

Thotë se vetëm këmbëngulësia mund të sjellë rezultate, derisa ka marrë shembull Rudnicën, që thotë se sikur të mos e kërcënonin Serbinë me ndërprerje bisedimesh, nuk do t’i gjenin kurrë trupat atje.

Gjetaj thotë se nuk di se çfarë ka ndodhur me ata njerëz të zhdukur, derisa shton se mund t’u jenë marrë edhe organet.

Ndërkohë, nuk ka pasur udhëheqës shtetëror që nuk u kishin premtuar familjarëve që çështja e të pagjeturve do të bëhej temë në dialogun politik, por që nuk ka ndodhur.

Ende nuk dihet se kur do të rinisë dialogu mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, derisa pritet që shpejt në Kuvendin e Kosovës të miratohet një rezolutë e re, përmes së cilës do të mandatohej ekipi i dialogut me Serbinë dhe temat që do të diskutohen atje.

Deputetët dhe shoqëria civile insistojnë që çështja e të pagjeturve të renditet si pikë kryesore në këtë fazë të dialogut, që nga Kosova po quhet fazë përmbyllëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera