Qaza e shpëton këngëtaren serbe nga dhunuesi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 11 July 2017
Biznismeni i njohur shqiptar Qazim Osmani njihet si një don zhuan në skenën e estradës serbe. Së fundmi Qaza ka ndihmuar një këngëtare serbe e cila teksa performonte në klubin e tij, ishte sulmuar nga një person i panjohur.
Këngëtaren një burrë i panjohur e ka thirrur te separeja e tij dhe pasi ajo ka refuzuar të shkojë, me dhunë ka tentuar ta puthë para daljes së saj në skenë.
Këngëtaren serbe Goga Sekuliq e ka sulmuar një burrë i ri i panjohur, edhe atë në klubin e Qazim Feliks Osmanit në Poreç, ku ajo ka kënduar të shtunën që shkoi.Sipas “Kuririt” të Beogradit, incidenti ka ndodhur para daljes së saj në skenë. Me të në ato çaste nuk ka qenë bashkëshorti i saj Urosh Domanoviq.
Këtë e ka shfrytëzuar burri të cilin Goga nuk e njeh, ka depërtuar përmes masës së njerëzve, i është afruar këngëtares për t’u njoftuar dhe e ka ftuar që pasi ta kryejë këndimin t’i bashkëngjitet në separenë e tij, transmeton Gazeta Express.
Ajo e ka refuzuar, duke thënë se ka ardhur për të punuar, jo për ndonjë gjë tjetër.
Pas kësaj burri e ka kapur vrazhdë për krahu dhe ka tentuar ta puthë. Ajo i ka rezistuar, pas çka ai e ka shtrënguar më fort.
Sipas fjalëve të një dëshmitari, posa e ka parë se këngëtarja që e ka angazhuar është në rrezik, Qazimi ka vrapuar për ta mbrojtur nga dhunuesi.
“Feliksi në moment u gjend te bina. Mashkullit të dhunshëm ia sqaroi se Goga është grua e martuar dhe iu lut që të sillet me të si me një zonjë. Ai djaloshi kishte pirë ca më shumë dhe s’dinte të sillej. Më vonë mësova se ai me vite është i dashuruar në këngëtaren dhe se për shkak të saj kishte ardhur nga Sllovenia”, thotë burimi i “Kuririt”.
Këngëtarja e ka konfirmuar informatën, duke theksuar se me rëndësi është se gjithçka ka përfunduar mirë.
Edhe Qazimi ka komentuar situatën, duke thënë se Goga është një femër shumë e bukur dhe prandaj të gjithë duan të jenë në shoqëri me të.
“Gjithçka ishte OK. S’ka problem që s’mund të zgjidhet”, ka thënë Osmani.


Të tjera
-
Shifra alarmuese të migrimit, fshati kosovar kishte 690 nxënës më 2008 tani vetëm 210, thotë ekonomisti Misini
Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova sot, vlerësohet...
-
Imzot Dodë Gjergji uron Festën e Pashkëve
Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë...
-
Muharremi: Linçimi që po i bëhet Shkëlqim Devollit nga Kurti është s*lm brutal ndaj bizneseve vendore
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj, si...
-
Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: U shqua për dashuri të pakushtëzuar për atdheun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, ...
-
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Albulena...
-
Duda Balje i ndanë rrugët me Kurtin edhe pse konfirmon se i është ofruar Ministri: Kemi vendos me shku në opozitë
Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila sot nuk mori...
-
Begaj: Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Pashkën për të gjithë besimta...
-
Haradinaj uron Pashkët, shpreson për njohje të Kosovës nga Vatikani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët e krisht...
-
Prishtina me mbi 20 punishte aktive – fillojnë punimet në rrugën Agim Ramadani dhe nyjen që lidh rrugëm B dhe C
Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftu...
-
Miftaraj për VV’në: Për të drejtat e qytetarëve s’bëjnë zë, për interesat e tyre kanë shumë energji për të sulmuar
Ehat Miftaraj nga IKD, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se e nj...
-
LDK porosi Kurtit: Përpjekjet për të shtyrë agjendë pa i pasur 61 vota cenojnë demokracinë, s’lejojmë bllokimin e Republikës
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media është thënë...
-
Ushtarët italianë të KFOR-it përkujtojnë trimërinë e atyre që l*ftuan për lirinë e shtetit të tyre
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se sot kontingjenti i usht...