Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 24 November 2024
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të veriut ka hasur në arsenal armësh të cilat ishin në dy lokacione ishin të fshehura nen toke ndërsa armë u gjetën edhe në çatinë e një ndërtese. Këto konfiskimet sipas Enver Dugollit deputet nga Lëvizja Vetëvendosje njëherësh anëtar i komisionit për çështje të sigurisë, janë mbetje të grupeve kriminale që tentojnë ngritjen e tensioneve. Por, Rashit Qalaj nga PDK ka ngritur shqetësimin se në veri të vendit po hyjnë armë përmes rrugëve ilegale nga Serbia për të ngritur tensione në katër komunat veriore.
U vendosën në mënyrë të fshehtë.
Por Policia e Kosovës, për tre ditë radhazi përmes aksioneve, gjeti këtë arsenal armësh në tri komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut.
AK-47, uniforma ushtarake serbe, granata dore e radiolidhje janë disa nga pajisjet ushtarake të cilat tashmë janë të konfiskuara.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Dugolli thotë se aksioni i Policisë në rajonin e veriut tregon përkushtimin për parandalimin e çdo tendence të grupeve kriminale për të ngritur tensione.
“Kanë bërë hetim, zbulime që preventojnë ndonjë sulm eventual të përmasave siq e kemi parë. Këto janë mbetje të atyre grupeve edhe këto armatime dhe pajisje i përkasin asaj kohe të cilat në vazhdimësi po zbulohen suksesshëm dhe po konfiskohen. Kjo nënkupton se institucionet tona janë në kryer të detyrës po e kryejnë detyrën për mrekulli dhe me profesionalizëm të lartë”, thotë Dugolli.
Ndryshe mendon Rashit Qalaj nga PDK.
Ai thotë se situata në komunat e veriut të vendit nuk është aspak e mirë derisa ngriti shqetësime se në atë zonë po hyjnë armë ilegale nga Serbia.
“Në vazhdimësi kemi thënë që situata e Sigurisë në Veri nuk është e mirë absolutisht nuk ka ndonjë ndryshim, meqenëse grupet kriminale dhe kriminelët atje punojnë vazhdimisht në mënyrë ilegale duke sjell armë. Dhe normalisht që ata janë të mbështetur nga strukturat legale të Serbisë duke filluar nga Presidenti e tutje”, shprehet Qalaj.
Sipas tij, gjetja e armëve kohëve të fundit në katër komunat veriore, tregon se AKI duhet të jetë më vigjilente pasi që Serbia po tenton ngritjen e tensioneve.
“Mendoj se institucionet tona të Sigurisë duhet të jenë në krye të detyrës në vazhdimësi që të monitorojnë situatën atje në mënyrë fizike poashtu edhe me informata inteligjente, po ashtu mendoj që edhe Agjencioni Kosovar i Inteligjencës duhet të jetë shumë më aktiv shumë më prezente, që të parandalohet hyrja ilegale e armëve dhe pajisjeve eksplozive në veri të vendit” , thotë ai
Ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti reagoi në rrjetin social “X” duke thënë se siguria në të gjithë vendin është prioritet për Qeverinë, teksa duartrokiti aksionet e Policisë në veri./Tëvë1/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...