Lajme

Qalaj: Sot të gjithë duhet të ndihemi të turpëruar, s’ka seancë sot, nesër, e as pasnesër

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 16 June 2022

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se sot të gjithë duhet të ndihen të turpëruar, sidomos ata që e votuan dhe ishin kundër përfshirjes së veteranëve në marrjen e benefiteve në lartësitë e pagës minimale.

“Veteranët të cilët sot janë detyruar që nga mëngjesi të vijnë në Prishtinë të mbrojnë shtetin, të mbrojnë kontributin, e të mbrojnë luftën e çlirimin. Sot të gjithë ne këtu do të duhej të ndiheshim të turpëruar e sidomos ata që e votuan dhe ishin kundër përfshirjes së veteranëve në marrjen e benefiteve në lartësitë e pagës minimale”.

“A pak kontribut paskan dhënë veteranët që të diskriminohen në këtë mënyrë? Mbledhje normale s’do të ketë ky parlament deri të rishikohet çështja e përfshirë se veteranëve në marrjen e beneficioneve për pagën minimale. Sot s’duhet të ketë seanca e as s’mund të ketë, as nesër e as pasnesër. Normalitet s’do të ketë gjera ne t’i trajtojmë ashtu siç duhet veteranët”, tha Qalaj, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera