Qalaj: Ministrja Hajdari javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 18 August 2023
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në emisionin “FIVE” ka komentuar aksionet e Policisë së Kosovës në tri lokacione, ku u arrestuan sy zyrtarë të Ministrisë Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, ministri kjo e udhëhequr nga, Rozeta Hajdari, dhe i arrestuar i tretë është një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore
Qalaj ka thënë se ministrja Hajdari javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje dhe do të intervistohet nga prokurori i Prokurisë Speciale.
“Unë ajo çka duhet të mendoj do të ishte e rrugës do të jepte dorëheqje nga pozita e ministres dhe ftoj organet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë pa asnjë hetim. Ky do të ishte një ministre të përgjegjshme dhe një ministre që ia don të mirën Kosovës. Ajo javën e ardh nëse jo do të detyrohet të jap dorëheqje… Ajo do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale. Ne deputet e PDK-së ka shuam muaj kemi ngrit alarmin për rezervat shtetërore dhe informatat mbi dyshimet për keqpërdorimet për rezervat shtetërore”, ka thënë Qalaj
.Më tej duke folur për aferat “vaji” dhe “gruri”, Qalaj ka thënë se rreth 50 tonë grurë nuk kanë arrit në Kosovë ndërsa transporti i vajit është paguar dy here.
“Ne dimë se 50 tonë gurë nuk kanë ardh në Kosovë, ndërsa për vajin transporti është paguar dy herë. Pagesa për vaj është bërë dy ose tri ditë para të nënshkruhet kontrata. Ky hetim ka filluar tre muaj më herët. Kur Task forca dh shefi i saj kanë bërë një raport informues për Prokurorisë Speciale për dyshohet se si janë siguruar dhe blerë rezervat shtetërore. Dhe kjo i ka i kushtuar me pozite shefit të Task forcës zotit Hazirit që të pengohet hetimet”, ka theksuar Qalaj.
Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.
Ndërsa, Prokuroria Speciale ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e tre të dyshuarve për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”.
Siç njofton Prokuroria, të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.
“Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit “, thuhet tutje.
Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it, të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...