Qalaj: Hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të shkuar në veri, shkaku i Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 08 September 2023
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë nga ndërkombëtarët që Policia të marrë leje për të vepruar në veri të vendit. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë.
Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it, Qalaj thotë se kjo është bërë falë veprimeve të pakoordinuara të kryeministrit Kurti me aleatët.
Duke folur për vizitën e deputetëve në selinë e NATO-s, Qalaj thotë se përfaqësuesit e NATO-s kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri.“Ne kemi qenë një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Kosovës në vizitë në asamblenë parlamentare të NATO-s dhe pak a shumë i kemi pritur këto qëndrime të cilat janë shprehur dej në konferencën për shtyp nga sekretari i NATO-së dhe presidentja e Kosovës. Me qenë se tërë kohën sa kemi qenë ne në vizitë pra gjithë deputetë e partive politike që kemi përfaqësuar atë delegacion, shqetësimi kryesorë ka qenë veriu dhe shqetësimi kryesor ka qenë po flasë nga pala e NATO-së deeskalimi sa më i shpejt i situatës në veri. Në këtë frymë e shoh edhe deklaratën që e ka dhënë sekretari i NATO-së edhe pse për mua është i çuditshëm çështja e involvimit të njësive speciale të Policisë në deklaratën e tij. Mirëpo kjo është si pasoj e një mos koordinimit të veprimeve të qeverisë së Kosovës, Ministrisë se Brendshme me partneret tanë strategjikë”, thotë ai për Ekonomia Online.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkesë e as një kufizim qe njësia speciale e Policisë së Kosovës të marr leje nga KFOR-i për të vepruar në veri.
“Deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkese, as një kufizim, as një marrëveshje që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar të sigurisë. Po e përsërisë, deri më tash është hera e parë që kërkohet që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i për prezencën e saj në veri, po flas për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Dhe unë mendoj që atë që kemi thënë si opozitë tërë kohën mendoj që Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë që veprimet i ka ndërmarr në veri pa koordinim me partnerët tanë e sidomos pa koordinim me SHBA-në”, tha ai.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...