Lajme

Qalaj: Askush nuk guxon t’i afrohet policit më shumë se 1 apo 2 metra

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 04 July 2022

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë të sulmojë zyrtarët policorë të Kosovës.

Duke folur për përplasjen e familjes Lushtaku me dy zyrtarët policorë, ai ka thënë se askush nuk duhet t’i afrohet policit “më shumë se 1 metër apo 2 metra”.

Ai ka thënë se edhe nëse gabon polici në kryerjen e detyrës së tij, kjo gjë duhet të adresohet në mekanizmat përkatës.

-Advertisement-

“Edhe nëqoftëse ka gabuar polici, janë mekanizmat për t’u adresuar, por jo të sulmohet polici. Është fat i madh që nuk është vrarë askush aty”, ka thënë Qalaj në T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera