Lajme

Qalaj akuzon Sveçlën: I ke mbajtur 12 orë në takim shefat e hetimeve, është frikësuese

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 04 May 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, se po tenton të ndikojë drejtpërdrejtë në organet e hetuesisë.Sipas t ij, këto veprime të akterëve të Qeverisë janë për t’u frikësuar dhe të kundërligjshme.

Qalaj ka pretenduar se ministri i Brendshëm në fillim të marsit ka mbajtur për 12 orë në takim shefat e hetimeve për t’i raportuar atij.

Sipas deputetit të PDK-së, madje, takimi ka ndodhur jashtë objektit të Ministrisë së Brendshme.

-Advertisement-

“Në fillim të marsit, në objektin në Parkun Nacional në Blinajë, jashtë objektit të Ministrisë, Sveçla ka mbajtur në takim 12 orë shefat e hetimeve duke i raportuar për raportin vjetor. Është e kundërligjshme, e tmerrshme, frikësuese dhe nuk guxon të ndodhë. Disa njësi japin llogari direkt, siç është Task-Forca, te Prokuroria Speciale dhe tash detyrohen që t’i raportojnë ministrit. U bëj thirrje që të largohen nga ndikimi i drejtpërdrejt nga organet e drejtësisë, sidomos organet e ndjekjes. Ata kanë udhëheqës, menaxher, është drejtori i Policisë që i jep llogari ministrit. Është e tmerrshme dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Qalaj në seancën e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera