PZAP-i shqipton 100 mijë euro gjoba në fushatë
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 17 October 2017
Njëqind mijë euro është shuma e përgjithshme e gjobave të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë periudhës trijavore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se gjobat e shqiptuara nga PZAP-i për shkeljet në fushatë për këto zgjedhje janë më të ulëta sesa në zgjedhjet paraprake.
“Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 shuma e gjobave ka qenë 190,550 euro, ndërsa deri më tani për këto zgjedhje lokale ndaj subjekteve politike janë shqiptuar gjoba mbi 100,000 euro”, ka thënë Desku.
Desku ka bërë të ditur se subjektet politike dhe kandidatët e tyre mund të dënohen deri në 50 mijë euro për shkelje të ligjit.
“Subjektet politike dhe kandidatët e tyre mund të dënohen sa herë që e shkelin Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme, rregullat zgjedhore, si dhe rregullat e brendshme të PZAP-it, si dhe në bazë të LZP-së mund të dënohen deri në 50,000.00 euro”, sqaron Desku.
Gjoba për shkelje në fushatë i janë shqiptuar Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Alternativës, etj.
Dënime do të paguajnë edhe kandidatët e këtyre partive për kryetarë komunash si: Lirak Çelaj (PDK) 3500 euro, Shpend Ahmeti (LVV) 2000 euro, Mimoza Kusari (Alternativa) 3500 euro.
Kandidatët tjerë ndaj të cilëve ka pasur ankesa dhe janë shqiptuar gjoba nga PZAP-i janë:
Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Burim Berisha, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës; Agim Bahtiri, kandidat i AKR-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës; Muharrem Sfarqa, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt dhe Agim Veliu, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës. /Zëri/
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...