Lajme

PZAP refuzon të rinumërohen kutitë e kontestuara nga LAA, hap rrugë për certifikim të rezultateve (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 07 July 2017

PZAP ka hedhur poshtë sërish ankesën e kandidatit të koalicionit LDK-AKR Vehbi Imeri, i cili ka denoncuar pretendimet e tija për manipulim votash ndaj tij.

Vendim i PZAP vjen pasi ky organ ishte detyruar nga Gjykata Supreme të rishqyrtonte vendimin e saj, pas ankesës në gjykatë të Imerit, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, PZAP sërish në vendimin që e ka nxjerrë të premten, ka refuzuar pretendimet e kandidatit të koalicionit LAA duke marrë vendim se “ankesa është e pabazuar”.

-Advertisement-

Ky vendim i PZAP i hapë rrugë KQZ për certifikim të rezultateve. Në rast se kjo nuk behët të premten, atëherë KQZ, sipas paralajmërimeve të kryetares Valdete Daka, certifikimi do të mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera