Pyeteni nënën sa partnerë i ka pasur në jetë, sepse kjo mund t’jua zbulojë një gjë të rëndësishme se a do të martoheni
Autori: Gazeta inFokus
23:08 | 27 November 2018
Edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar nga koha kur nëna juaj është argëtuar, gjërat kyç janë edhe tani të njëjta.
Fëmijët do të kenë numër të njëjtë të partnerëve romantikë gjatë jetës siç i ka pasur edhe e ëma e tyre, thuhet në hulumtimin e publikuar në revistën PLoSONE
Konstatimi i tillë është rezultat i studimit të të dhënave të më shumë se 7.000 nënave dhe të fëmijëve biologjikë në SHBA nga Hulumtimi Kombëtar Longitudional i të rinjve më 1979 dhe Hulumtimit Kombëtar longitutional të fëmijëve të rinj dhe rinisë, ndërkaq shkencëtarët i kanë përcjellë në periudhën prej së paku 24 vjetësh.
– Hulumtimi ka përmbajtur pyetje për partnerët, duke përfshirë edhe ata me të cilët kanë jetuar, ata me të cilët nuk kanë jetuar, për lidhjet të cilat kanë përfunduar me martesë dhe për ata me të cilët kanë përfunduar me divorc.
Është zbuluar që numri i martesave dhe numri i partnerëve në rastin e nënave ka qenë i ngjashëm me numrin e partnerëve dhe lidhjeve të fëmijëve të tyre – ka thënë Claire Kamp Dush, profesoreshë inordinare e shkencave humanitare në Universitetin e Ohajos, e cila e ka udhëhequr ekipin e hulumtuesve.

Ajo thotë se numri i njëjtë i partnerëve të nënës dhe fëmijës nuk ka lidhje me statusin shoqëror, por me siguri me ato që nënat i bartin shkathtësitë lidhur me marrëdhëniet romantike te fëmijët, i mësojnë me interaksionin me të gjithë, pra kështu edhe me partnerët e ardhshëm.
Kjo profesoreshë tashmë me vite po studion trendët bashkëshortorë dhe thotë se prindërit tanë na ofrojnë projektin si të bëhemi qenie njerëzore sociale.
Të rriturit me të cilët rritemi me shembujt e tyre na tregojnë si të tregojmë dashuri, si të grindemi, si të kërkojmë falje, si të prezantohemi, si është interaksioni ynë me të moshuarit, me gjinitë e ndryshme, komshinjtë, miqtë…
E gjithë kjo ndikon në atë se farë jemi në lidhje të ndryshme romantike dhe çfarë tipa partnerësh na tërheqin.
Claire shton edhe se si disa gjëra kanë ndryshuar në krahasim me kohët e kaluara dhe që pritjet tona nga partnerët janë shtuar në standarde të larta qesharake.
Megjithatë, thekson ajo, elementet themelore të zgjedhjes së partnerit kanë mbetur të njëjta.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...































