Puyol: Messi e merr ekipin në shpinë, por Barça nuk varet vetëm prej tij

Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 13 March 2019
Carles Puyol ka analizuar ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, që katalanasit do ta luajnë sonte kundër Olympique Lyon në “Camp Nou”. Kujtojmë se sfida e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Ish-kapiteni i Barcelonës shpreson që grupi aktual, i drejtuar nga trajneri Valverde, të largojë zhgënjimet e fundit në garën madhore kontinentale:
“Kjo është një ditë e rëndësishme. Ne po shohim në javët e fundit se çfarë mund të ndodhë në Champions. Barcelona ka përvojën e viteve të fundit, e cila tregon se një ditë e keqe mund t’ju lërë jashtë. Sonte do t’i duhet të bëjë një paraqitje shumë të plotë, pasi kualifikimi ndaj Lyon nuk do të jetë i lehtë”.
Puyol foli edhe në lidhje me Leo Messi dhe rëndësinë e tij për Barcelonën, që kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve, e cila mungon nga viti 2015. Pas “hat-trick” të mbrëmshëm të Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madrid, ish-kapiteni i Barcelonës mbështet yllin argjentinas: “Messi është gjithmonë një hap përpara, e merr përherë ekipin në shpinë, por Barcelona nuk varet vetëm nga Leo. Futbolli është një sport ekipor dhe të gjithë duhet të kontribuojnë. Lyon është i fortë në mbrojtje dhe do të përfitojë nga shanset e tij”.
Ish-kapiteni i Barcelonës bën një “radiografi” të situatës aktuale të Ligës së Kampionëve, duke përmendur edhe favoritët: “Barcelona është e favorizuar, edhe Juventusi ka ekip shumë të mire. Nëse më pyesnit në fillim të kompeticionit, do t’ju përmendja edhe Real Madridin. Manchester City është, gjithashtu, një ekip shumë i fortë. Do të shohim çfarë ndodh mes Liverpool dhe Bayern Munich”.
Puyol foli edhe për Ajax: “Holandezët kanë treguar tashmë se kanë ekip shumë të forte, që luan shumë mirë dhe ka ide të qarta. Një nga pjesëmarrësit më të rrezikshëm në Ligën e Kampionëve”.

Të tjera
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...
-
Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind pë...
-
Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!
Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë m...
-
Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arr...
-
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistent...
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...