Putinit po i shembet ‘Mbretëria’, 18 deputetë ia kërkojnë dorëheqjen

Autori: Gazeta inFokus
20:49 | 12 September 2022
Deputetët komunalë nga 18 rrethe në Moskë dhe Shën Petersburg kanë nënshkruar një deklaratë publike përmes së cilës kërkojnë që presidenti rus, Vladimir Putin të japë dorëheqjen.
“Ne, deputetët komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e Presidentit Putin dëmtojnë të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj. Kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putinit nga posti i Presidentit të Federatës Ruse!”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë, raporton The Guarduan.
“Është e vështirë të flasësh publikisht për shkak të represionit. Prandaj, ne dolëm me një tekst kaq konciz, ” tha deputetja komunale e rrethit Semenovsky të Shën Petersburgut për The Insider .
“Deputetët ende nuk e kanë të ndaluar të kenë mendim. Dhe gjithashtu nuk është e ndaluar të flitet për dorëheqjen e presidentit. Ai nuk është monark, por punëtor, merr rrogë nga taksat tona. Funksioni ynë është të përfaqësojmë interesat e popullit dhe ne shohim që populli nuk është i kënaqur. Dhe populli ynë është burimi i pushtetit sipas Kushtetutës. Unë personalisht nuk i kuptoj motivet e veprimeve të Vladimir Putin. Unë mendoj se ju nuk mund të jeni në pushtet për kaq gjatë”, ka thënë deputetja e rrethit Semenovsky, shkruan abcnews.al.
Sakaq, ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte rimarrë 500 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në dy javë kundërofensivë në rajonin Kherson.
“Sukseset tona në këto dy javë janë mjaft bindëse,” u tha gazetarëve Natalia Gumenyuk, një zëdhënëse ushtarake për jugun, “ne çliruam rreth 500 km katrorë.” kryesisht komunitetet Visokopilia, Bilogirka, Soukhi, Stavok dhe Miroliubifka.
Nga ana tjetër, Rusia tha sot se bombardoi zonat në rajonin e Kharkiv të Ukrainës (lindje) që u rimorën ditët e fundit nga forcat e Kievit gjatë një kundërsulmi të befasishëm.
Ndërkohë, në një intervistë të publikuar sot në Monde, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov deklaroi se lufta në Ukrainë ka hyrë në “fazën e tretë” dhe sukseset ushtarake ukrainase do të kenë një efekt “orteku” deri në humbjen e ushtrisë ruse, raporton abcnews.al.
“Fushata kundërofensive është faza e tretë,” tha Reznikov ndërsa forcat e Kievit përparojnë me shpejtësi në rajonet lindore dhe jugore të vendit dhe thonë se kanë rimarrë 3,000 metra katrorë territor që nga fillimi i shtatorit. /Abcnews.al

Të tjera
-
Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj “Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervisha...
-
Tragjedi në Itali, shqiptari humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Gëzim Iljazi, ...
-
E rëndë: 50-vjeçari mbytet në plazhin e Durrësit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një pushues 50...
-
Detaje nga rra*hja në veri të Mitrovicës, njëri nga të arrestuarit ndalohet për 48 orë
Njëri nga dy të arrestuarit e sotëm për përleshje fizike në veri, me urdhër t...
-
Ju, Kryeministër, dhe unë që kemi lexuar mijëra libra, a keni një ‘adut’ për të dalë nga kjo krizë?” – Gazetari habit Kurtin me pyetje të papritur
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është ballafaquar me një pyetje të pazako...
-
Kuvendi deklarohet për seancën e sotme konstituive, përmend edhe përplasjen e Deharit me deputetet e ish-opozitës
Kuvendi i Kosovës e ka publikuar një përmbledhje të shkurtër rreth ecurisë së...
-
IKShPK ndan këshilla për pushuesit që shkojnë në det
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla pë...
-
Shpërthen zja*rr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar
Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” ...
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...
-
Një i lënduar nga rra*hja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mi...
-
Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veri
Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në ...
-
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët prote...