Lajme

Putini thotë se bisedimet me Ukrainën do të vazhdojnë online

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 26 April 2022

Vladimir Putini thotë se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë në një format online dhe shpreson që bisedimet të japin një rezultat pozitiv.

Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e përshkruan si “të ndërlikuar dhe tragjike”, ai shton se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar.

Ndryshe, Ministria e Jashtme ukrainase ka shprehur shqetësimet më 26 prill lidhur me situatën në rajonin e shkëputur pro-rus të Moldavisë, Transnistria, dhe ka dënuar ato që ka thënë se janë përpjekje të Rusisë për ta tërhequr këtë rajon në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

-Advertisement-

Ministria ukrainase tha përmes një deklarata se një seri incidentesh, ku përfshiheshin edhe disa shpërthime, “kanë përkuar me deklaratat e komandës ushtarake ruse për të pushtuar të gjithë rajonin jugor të Ukrainës dhe për të krijuar një korridor tokësor për në rajonin Transnistria të Moldavisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera