Lajme

Putini ka dy fjalë për vendet perëndimore

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 16 March 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Perëndimi “nuk do të kishte sukses” në atë që ai e quajti përpjekjen e tij për të arritur dominimin global dhe për të copëtuar Rusinë.

“Nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, nuk e kuptoni Rusinë”, tha ai në ditën e 21-të të luftës kundër Ukrainës.

Presidenti pohoi se mbajtja nën kontroll e Rusisë ishte një politikë afatgjatë e Perëndimit dhe se sanksionet e tij ekonomike kundër Rusisë ishin ” jo largpamëse “.

-Advertisement-

Sipas tij, vendet perëndimore “donin të godasin çdo familje ruse me sanksione dhe i akuzuan ata për përfshirje në një fushatë të paprecedentë informacioni kundër Rusisë”.

Putin tha se Rusia ishte e gatshme të diskutonte statusin neutral të Ukrainës në bisedimet që synonin t’i jepnin fund armiqësive atje, por se Moska do të arrinte qëllimet e operacionit të saj ushtarak./Albanianpost/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera