Putini feston Krishtlindjet i vetëm në një katedrale të Kremlinit

Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 07 January 2023
Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një shërbesë të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse i vetëm, brenda një katedraleje të Kremlinit në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike.
Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ishte hera e parë në vite që Putini kishte shënuar Krishtlindjet në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit.
Televizioni shtetëror tregoi dy pasazhe të drejtpërdrejta brenda Katedrales ndërsa priftërinjtë ortodoksë kryen shërbesat e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.
Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6-7 janar.
Putini, i cili festoi Pashkët vitin e kaluar në katedrale me mijëra pjestarë të tjerë, kremtoi vetëm Krishtlindjet vitin e kaluar në rezidencën e tij zyrtare në Novo-Ogaryovo pranë Moskës. Në vitin 2021, ai mori pjesë në një Liturgji Hyjnore publike në Novgorod.
Kisha Ortodokse Ruse mbështet luftën në Ukrainë. Patriarku Kirill i Moskës të enjten u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë një armëpushim 36-orësh që kishte shpallur Putini me rastin e Krishtlindjeve.
Në një shërbesë për të shënuar Liturgjinë Hyjnore, patriarku Kirill të premten kritikoi Ukrainën për goditjen e një dege të kishës ortodokse me lidhje të gjata me Moskën.
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ka bastisur godinën në pronësi të kishës dhe muajin e kaluar akuzoi një klerik të lartë për përfshirje në aktivitete kundër Ukrainës e që mbështesin politikat ruse.
“Le të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona dhe le të besojmë se një ditë këto tundime djallëzore do të pakësohen,” tha patriarku Kirill, duke vënë në lojë ato që ai i quajti “përpjekjet patetike” të Kievit për të shkatërruar kishën në Ukrainë./Reuters/VOA

Të tjera
-
Nis takimi Osmani-Krasniqi
Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të PDK-së, Memli K...
-
Pas Kurtit, Memli Krasniqi arrin në takim me Presidenten Osmani
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbërritur në takimi...
-
LDK zyrtarizon nesër kandidatin për Kryetar të Podujevës
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë nesër kandidatin për Kryetar t...
-
LDK-ja në 35-vjetorin e deklaratës së 2 Korrikut: Gurthemel i pathyeshëm i shtetësisë së Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 35-vjetorin e Deklaratës Kushtetue...
-
Pacolli i reagon gjykatës që paralajmëroi paraburgosjen e saj: Nuk më keni dërguar ftesë zyrtare
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka munguar sot në seancë gjyqësore në lidhj...
-
Ganimete Musliu ironizon me Fitore Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar me ironi ndaj mungesës së depu...
-
Osmani e “shtyn” Kurtin drejt konsensusit: Afatet po rrjedhin, duhet zgjidhje, t’i japim një shans bashkëpunimit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje pas takimit me President...
-
Takimi Osmani-Pratipatti s’lidhet me takimet me partitë
E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka shku...
-
Kurti flet pas takimit me Vjosa Osmanin, doli pasi aty arriti edhe shefja e ambasadës amerikane
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga ...
-
Zhvillimet e fundit: Shefja e ambasadës amerikane i bashkohet takimit tashmë dy orësh të Kurtit dhe Osmanit
Ka dy orë që po vazhdon takimi i mbyllur mes presidentes Osmani dhe kryeminis...
-
Berisha me thirrje të pazakontë për policinë e Kosovës në veri: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike
Ish-deputeti dhe ushtaraku i njohur, Hisen Berisha, ka dalë me një thirrje të...
-
Aksident me fatalitet në Fushë Krujë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. A2 CNN më...